1 Maji mbledh sërish në çadër demokratët e Gjirokastrës

Ndonëse tashmë duket një vendim përfundimtar që Partia Demokratike të mos futet në zgjedhjet e 18 qershorit, në çadrën përballë Kryeministrisë vijon sërish protesta. Drejtues dhe simpatizantë të PD-së në Gjirokastër do të jenë të hënën në Tiranë për të protestuar te çadra. Lajmin e njofton kryetari i PD-së, Roland Bejko përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Kush tha që do dorzohemi?!

Ditën e hënë dt. 1. Maj, Gjirokastra do vazhdojë të bëjë rezistencën e saj te Çadra në Tiranë kundër oligarkëve makutë !

Rezistenca jonë e paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar, do të jetë shembull për brezat që do të vijnë për ti thënë ndal shkatërimit të pluralizmit dhe demokracisë nga oligarkia kriminale e Rilindjes.

Të gjithë në çadër, më të motivuar se kurrë, më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë, për votën e lirë, për pluralizmin që po na i zhdukin, për demokracinë që po na i zëvendësojnë me oligarkinë e hajdutëve dhe trafikantëve.

Nisja nga ura e lumit në orën 06 00 me autobus dhe vetura.