1 Qershori, aktivitet festiv në Libohovë. Uron kryebashkiakja Mandi (FOTO)

13340624_1188879171125143_360012247_oMe rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është organizuar një aktivitet festiv në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” të Libohovës.

E pranishme ishte dhe kryebashkiakja Luiza Mandi. Pëmes një urimi në faqen e saj në Facebook, Mandi thotë gjithashtu se 1 Qershori është ndër të tjera edhe një moment reflektimi për ne të rriturit, që të punojmë fort për t’i dhënë një jetë më të mirë fëmijëve. Më poshtë urimi i plotë i Mandit.

Gëzimi i fëmijëve është motivi i jetës së çdo prindi dhe përgjegjësi e ne të rriturve, që duhet të kontribuojmë për të bërë një shoqëri më të mirë. Unë besoj fort se para së gjithash fëmijët janë e tashmja pastaj e ardhmja, prandaj duhet të punojmë fort për t’i krijuar të gjitha kushtet që të rriten të shëndetshëm dhe edukohen për të qenë nesër qytetarë të denjë. U ndjeva e lumtur sot në aktivitetin e organizuar në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, me rastin 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Shfrytëzoj edhe njëherë rastin të shpreh urimet më të mira për çdo fëmijë të Libohovës, njëkohësisht t’u them të gjithë prindërve se si kryebashkiake do të jem gjithnjë e angazhuar për të bërë çdo gjë që të ketë më pak fëmijë që nuk shkojnë dot në shkollë për shkak të varfërisë, të ketë më pak fëmijë që të ardhmen e tyre nuk e kanë të sigurt në vendlindjen e tyre. Urimi im shkon edhe për mesuesit dhe edukatorët e fëmijëve, të cilët padiskutim e ndajnë këtë ditë së bashku me ta dhe kanë mbi supe barrën për të përgatitur qytetarët e se nesërmes. Gëzuar!

00000013312738_138550216561393_8760542126071177252_n13327343_138550279894720_3336703587654518939_n13346867_138548613228220_9092751358586483331_n