106 vjetori i Pavarësisë në Gjirokastër, homazhe te busti i Çerçiz Topullit (FOTO)

106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është përkujtuar edhe në Gjirokastër. Në Sheshin ‘Çerçiz Topulli’ është zhvilluar një ceremoni, ku u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe te busti i heroit të Lëvizjes Kombëtare, Çerçiz Topullit. E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro, deputeti tjetër Flamur Golemi, kryebashkiakja Zamira Rami, prefekti Astrit Aliaj dhe zyrtarë të të tjerë lokalë.