13 arsye pse duhet të bëni seks çdo natë me partnerin

seks-300x125Kur angazhimet në jetën e gjithësecilit rriten, një ndër të parat gjëra që ndryshon është jeta seksuale. Çiftet janë shumë të lodhur, shumë të stresuar ose shumë të shpërqëndruar. Pra nuk janë në humor!

Sidoqoftë jo të gjitha çiftet ndikohen nga një ‘sëmundje’ e tillë. Ka dhe nga ata që bëjnë seks pesë, gjashtë, shtatë herë në javë…ose më shumë. Kjo kategori është pyetur nga The Huffington Post, dhe më poshtë ju kemi listuar 13 arsye pse duhet ta rrisni intimitetin në jetën bashkëshortore.

  1. Kalon kohë me partnerin

“Bashkëshorti im dhe unë bëjmë seks çdo natë, pasi është i vetmi moment i ditës që mund të jemi vetëm ne të dy. Ne kemi një djalë të vogël, pasi e vemë për të fjetur në mbrëmje, mund ta kalojmë pjesën e mbetur të natës duke shprehur si ndihemi për njëri-tjetrin fizikisht. Të bërit seks na lejon të jemi pasionantë, të tregojmë dashuri dhe na pëlqen kur kënaqim njëri-tjetrin.” – Christie M. Arkansas; e martuar për 3 vite

  1. Tregoheni më të afërt edhe jashtë dhomës së gjumit

“Ne jemi shumë të afërt fizikisht, edhe kur nuk jemi duke bërë seks. Bashkojmë duart, ai më gjuan me shuplakë tek të pasmet kur jam duke punuar në kuzhinë, unë i puth qafën kur është duke punuar” – Jesse N. Ontario, Canada; 1 vit e martuar

  1. Nëse bëhet siç duhet, të ndihmon për të mbajtur trupin në formë.

“Kur ke katër fëmijë dhe pak kohë, seksi është ushtrimi më i mirë”, – Tera M. Oklahoma, një vit e martuar.

  1. Të shpërqëndron nga realiteti

“Seksi për mua dhe bashkëshortin tim është si arratisje nga realiteti. Ne luajmë me role dhe ndihemi shumë mirë që na jepet mundësia të largohemi nga përditshmëria duke u argëtuar bashkë.” – Sara C., Florida; një vit e martuar

  1. Ndërton besimin në një marrëdhënie

Besimi në një marrëdhënie është thelbësor dhe eksplorimi fizik i njëri-tjetrit ndikon në mënyrë të padiskutueshme. – Kristena M., Virginia; 10 vite e martuar

  1. Është një mënyrë për t’u lidhur me partnerin pa folur

“Seksi është një pjesë thelbësore e një marrëdhënieje. Bashkon çiftet në një mënyrë që asgjë tjetër nuk mund t’i bashkojë.” Teresa F. Michigan; e martuar për 37 vjet

  1. Do të ziheni më pak

“Seksi i rregullt na ndihmon të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Nuk zihemi, por i diskutojmë gjërat me qetësi jashtë dhomës së gjumit”- Libby S. of Indianapolis, Indiana; married 2 years

  1. Ju rrit kreativitetin

Të qenurit intimë, rrit lirinë e imagjinatës. Nuk kemi refuzuar kurrë pozicione në shtrat. Kjo na bën të ndihemi më rehat për të ndarë fantazitë tona; nëse shohim një vajzë apo djalë seksi themi s çfarë do të donim t’i bënim në shtrat.” – Arlene B. of Monterey, California; e fejuar për 3 vjet

  1. Është më e thjeshtë për ta planifikuar sesa një takim formal.

“Mendoj se është mënyra më e mirë për të krijuar romancë pasi nuk dalim apo të shkojmë më e me pushime vetëm. Plus, e di që bashkëshortit tim i pëlqen.” -Emily D. California; e martuar për 12 vjet

  1. Orgazma

“Përfitimi për mua është ndjesia e mrekullueshme. Më pëlqen të shoh bashkëshortin tim që humbet në moment. Kur shoh kënaqësinë në fytyrën e tij, kënaqem edhe unë.” – Stacia L. of Texas; 11 vite e martuar

  1. Përmirëson vetë-besimin

“Më lumturon në veçanti duke ditur se edhe pas dy fëmijëve, bashkëshorti im ende mendon se jam seksi.” – Karri H. Alaska, e martuar për 6 vite.

  1. Të ndryshon humorin

“Ai këndon në dush pas seksit të mëngjesit gjithmonë. Kjo është e vetmja provë që më duhet për të kuptuar sa ndryshon humori i tij. Më pëlqen të di se unë jam arsyeja pse ai buzëqesh në punë.” – Jesse N. Canada; 1 vit e martuar

  1. Nëse e bën rregullisht, nuk do ta lesh

“Nëse seksi është pjesë kaq e madhe e rutinës tënde, nuk bëhet kurre i parëndësishëm, as nuk bëhet i çuditshëm. Vetëm mos ndalo kurrë së e bëri! “- Lara G. Texas; 24 vite e martuar