15 zyrat që shpërndajnë pasaporta biometike, të hapura edhe të shtunën

pasaporta1-620x447Për shkak të fluksit të kërkesave për t’u pajisur me pasaporta biometrike, zyrat që shpërndajnë këto dokumente në 15 qytete në gjithë vendin do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, më 22 gusht.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se zyrat në Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Peshkopi, Sarandë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë do të ofrojnë shërbim nga ora 08:30 deri në mesditë, por do të qëndrojnë të hapura deri në mbarimin e qytetarit të fundit që do të jetë në sportel pas kësaj ore.

Kjo masë do të vijojë edhe për fundjavat e ardhshme, për të përballuar fluksin e kërkesave për pajisjen me pasaporta, me ardhjen e emigrantëve në këtë periudhë të vitit.