20 të dashur, 20 iPhone, një shtëpi

1477934619faqeenokTë blesh një shtëpi është një vendim i rëndësishëm, aq më tepër në këtë periudhë kur çmimet e tyre janë në rritje në pjesën më të madhe të globit dhe për të përballuar koston e saj, për disa nuk mjaftojnë as kursimet e gjithë jetës.

Por ka nga ata që e blejnë atë sa hap e mbyll sytë, si në rastin e Xiaolit, një grua kineze që pati një ide gjeniale për të realizuar qëllimin e saj.

Ajo shoqërohej në të njëjtën kohë me 20 meshkuj dhe të 20-ve u kërkoi që t’i dhuronin nga një iPhone 7 për ditëlindjen e saj.

Me 20 telefonët e mbledhur, ajo iu drejtua një dyqani ku vendosi t’i shesë sërish. Kështu bëri dhe arriti të grumbullojë 120 mijë huanë ose rreth 20 mijë dollarë, një shumë e mjaftueshme për të prenotuar një apartament në periferi të qytetit Shenzhen, ku ajo banon.

E gjithë historia e Xiaolit u bë publike kur vajza u detyrua që të deklaronte burimin e të ardhurave në momentin që do të kryente pagesën për blerjen e shtëpisë.