28-29 Nëntori në Libohovë, homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe program festiv

homazhe-libohoveTë martën në orën 10:00 Bashkia Libohovë organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen në Facebook, ftohen qytetarët të marrin pjesë për të nderuar të rënët në luftë.

Më pas është parashikuar një program festiv në Shtëpinë e Kulturës, i përgatitur nga gjimnazi “11 Shkurti”.

Në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit në qendër të Libohovës janë vendosur banderola me motive kombëtare.