33-vjeçari nga Lazarati kapet me kanabis në qelinë e burgut

Një 33-vjeçar nga Lazarati është arrestuar në flagrancë nga policia, ndonëse ai është duke vuajtur dënimin për një vepër tjetër penale. Burime nga policia thonë se ngjarja ka ndodhur në burgun e Fierit, ku shtetasi A.B, gjatë kontrollit që i është bërë qelisë së tij, i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Sasia e drogës nuk bëhet me dije dhe as se si ajo ishte futur në qelinë e të dënuarit nga Lazarati. Tashmë 33-vjeçari do të gjykohet edhe për këtë vepër penale. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.