“50 hijet e Greit”, filmi në Tiranë

50-655x356Nëse jeni ende duke u menduar t’i bëni dhuratë të dashurit tuaj biletën për të parë ‘50 hijet e Greit’, jeni shumë vonë. Të gjitha biletat janë shitur për premierën e 14 shkurtit kur filmi do të shfaqet në të gjithë kinematë botërore.

Grupmoshat që e kanë kërkuar më së shumti për ta parë këtë film janë adoleshentët dhe të rriturit.

Megjithatë në çdo shtet janë përcaktuar grupmoshat që nuk duhet ta shohin atë. Në Malajzi filmi është quajtur sadist, në Francë nuk lejohet të shikohet filmi deri në moshën 12 vjeç ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar deri në moshën 17 vjeç. Kritikat për filmin kanë qenë të shumta, pasi ai ndryshon shumë nga libri.