60-vjeçari nga Gjirokastra bën apel për ndihmë. Mjekët i kanë prerë këmbën për shkak të diabetit, i duhen 3 mijë euro për një protezë

Një 60-vjeçar nga Gjirokastra ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore dhe financiare. Sokol Luke vuan nga diabeti. Duke qenë se sëmundja avancoi ndjeshëm, mjekët i prënë njërën këmbë. Pamundësia për të lëvizur e detyroi atë të braktiste punën. Të vetmet të ardhura që ka janë pagesa e invaliditetit dhe rroga e bashkëshortes si sanitare, por ato nuk i mjaftojnë sepse i shpenzon të gjitha për ilaçe.

Për shkak të kësaj gjendje ai qëndron i mbyllur në shtëpi dhe ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. Sipas tij sëmundja e rrezikon që ai të humbasë edhe këmbën tjetër.

60-vjeçari kërkon ndihmë për të vendosur një protezë në këmbë, në mënyrë që ai të lëvizë sa për të plotësuar nevojat e tij personale. Proteza kushton rreth 3 mijë euro. Kushdo që ka dëshirë ta ndihmojë, mund të kontaktojë nga afër Sokolin ose të derdhë në llogarinë bankare kontributin e tij. Më poshtë numri i llogarisë. Account Number :  39661411000013   IBAN number :  AL42901612210039661411000013

©ArgjiroLajm.net