61-vjeçari nga Dropulli kallëzohet në Prokurori, i gjejnë 10 pako me ilaçe kontrabandë

Një i 61-vjeçar nga fshati Haskovë, Bashkia Dropull, është kallëzuar në Prokurori pasi në farmacinë e tij iu gjetën 10 pako me ilaçe të futura kontrabandë, si dhe shishte mall pa faturë tatimore.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë Gjirokastër.

Më datë 14.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për  shtetasin L.K, vjeç 61, banues në fshatin Haskovë, pronar i nje subjekti privat, në Gjirokastër, pasi dyshohet se në farmaci u konstatuan 10 pako me ilaçe për insekte, prodhuar në Jordani dhe futur  kontrabandë, të cilat kanë skaduar në muajin Maj 2017, si dhe u konstatua se shet mallra pa faturë, duke fshehur të ardhurat e subjektit. Nenet 180 e 179 të Kodit Penal.