Pas Libohovës, PD humbet Gjirokastrën. Zamira Rami zgjidhet kryebashkiake

ZamiraNuk ka më dilema. Zamira Rami do të jetë kryebashkiakja e ardhshme e Gjirokastër. PD-ja regjistron një tjetër humbje pas Libohovës. Kandidatja e mbështetur nga koalicioni i majtë ka marrë rreth 54% të votave, kundrejt 46% që ka marrë kandidati i Partisë Demokratike, Igli Kokalari.

Diferenca mes tyre llogaritet në mbi 2 mijë vota në favor të Ramit. Kanë mbetur pa u numëruar shumë pak qendra votimi. LSI-ja tentoi ta fitonte Gjirokastrën në vitin 2011 me Genc Sinoimerin, por dështoi edhe pse ishte në koalicion me PD-në. Zamira Rami ka qenë kandidate për deputete nga LSI-ja në zgjedhjet e vitit 2013.

Më pas për gati dy vite ajo mbajti postin e Prefektes së Gjirokastrës. PD-ja nuk e qeveris Gjirokastrën prej 12 vjetësh dhe tashmë do të duhet të presë betejën e vitit 2019 për të tentuar sërish.