8 Marsi, urimi i kryebashkiakes Mandi për gratë e vajzat e Libohovës

Nga Luiza Mandi

Shpreh urimet më të mira në këtë 8 Mars për të gjitha gratë, vajzat dhe nënat libohovite. Gëzuar!

Besoj se 8 Marsi përtej simbolikës që ka si ditë feste, është gjithashtu edhe një ditë për të reflektuar se si të bëjmë më shumë për gratë dhe vajzat në Libohovë, për më tepër liri dhe të drejta të barabarta, për të mos lejuar diskriminimin, dhunën në familje dhe papunësinë, që për fat të keq në radhët e grave është më e lartë se tek burrat.

Jam e bindur se nëse burrat do të na besojnë më shumë përgjegjësi ne grave, shumë punë mund të bëhen më mirë, shumë probleme mund të zgjidhen me lehtë dhe Libohova do të jetë një vend më i mirë, Shqipëria ka për të qenë një vend më i mirë. Ne gratë udhëhiqemi nga dhembshuria dhe instikti i nënës, prandaj i japim jetës më shumë kuptim dhe dashuri.

Edhe njëherë gëzuar 8 Marsin!