80 milionë lekë të reja, miratohet buxheti i Bashkisë Libohovë

Keshilli Bashkiak i LibohovesKëshilli Bashkiak i Libohovës në mbledhjen e sotme ka miratuar buxhetin e vitit 2016.

Mes këshilltarëve ka pasur debate për zëra të caktuar dhe janë bërë disa ndryshime, por në fund miratimi është bërë me votat e të gjithë të pranishmëve.  

Buxheti ka një vlerë prej 80 milionë lekësh të reja. Nga këto, 50 milionë lekë të reja është vlera e grantit nga qeveria.

Vetëm 40% e këtij granti është destinuar për investime, ndërsa pjesa tjetër është për shpenzime pagash dhe shpenzime të funksionimit të institucionit.

Të ardhurat në buxhet janë parashikuar të mbulohen gjithashtu nga taksat vendore, dhënia me qera e kullotave apo shitja e trojeve etj. |Libohova Online|