9 gjëra që bëjnë femrat për të tërhequr meshkujt…por gabohen

femrat1-300x169Femrat dhe meshkujt përpiqen vazhdimisht të sillen në mënyrë të tillë që të joshin seksin e kundërt, por shumë prej veprimeve që ata/ato bëjnë ose gjërave që thonë, janë të gabuara dhe padyshim që nuk ndihmojnë në misionin tuaj të ‘gjuajtjes’.

Ja cilat sjellje të femrave, meshkujt I URREJNE, por ato të shkretat nuk e dinë dhe vazhdojnë t’i bëjnë :(.

  1. Zëri i bebit

Të flasësh si fëmijë i vogël, të sjell ndërmend…një fëmijë të vogël… dhe padyshim që nuk është kjo ajo që duam të mendojmë përpara se të nisim aktin që mund të ngjizë një beb të vogël (kupto këtu: seksi).

  1. Përdorimi i tepërt i parfumit

Dy spërkatje të vogla janë mëse të mjaftueshme, mos e nënvlerësoni pushtetin e aromës tuaj natyrale.

  1. Buzët si rosak

Shumë femra të fiksuara pas fotove, besojnë se në një mënyrë apo në tjetrën mbledhja e buzëve si rosak është një pamje tërheqëse. Por nuk është… E dimë që nxjerr në pah mollëzat, por jepini fund!

  1. Kur vesh këpucë të parehatshme

Meshkujt nuk duan që të torturoheni në taka të dhimbshme vetëm për t’i bërë qejfin atyre. Ata i urrejnë sakrificat për bukurinë. Testosteroni shkon drejt femrave të relaksuara, që veshin të sheshta të rehatshme…ose të paktën kështu thonë.

  1. Fjalori i pistë, i papërshtatshëm

Përshkrimi me detaje i asaj që do t’i bësh partnerit tënd pas darkës me familjen, nuk do të shtojë shumë pikë me të. Duhet të dish kur është momenti i duhur, kjo po që është seksi!

  1. Të trajtosh penisin si gjithçka veç një penisi

Nuk është lodër e përtypshme, as lëpirëse. Eshtë një penis zonja, dhe ka vetëm disa veprime miqësore që duhet të bëni ndaj tij, për të arritur rezultatin e dëshiruar.

  1. Xixat

I dashuri juaj mund ta adhurojë Lady Gaga, por kjo s’do të thotë se kërkon të lidhet me të.

  1. Pirja e alkoolit për të rënë në sy

Nuk ke pse ta bësh diçka vetëm për të shoqëruar dikë tjetër. Porosisni një gotë verë, soda ose edhe vetëm ujë, është më seksi se një gotë ëhiskey – ata mund ta shohin fytyrën e thartuar që bën pas çdo gllënjke.

  1. Tentativat për t’u sjellë si yll pornografik në shtrat

Filmat porno janë shfaqje, nuk është jeta e vërtetë. Çdo burrë që ia vlen do të thotë se lëvizjet në jetën reale, nuk kanë të krahasuar me ato që shfaqen në filmat me përmbajtje erotike.