A do ta bllokojë LSI-ja punën në Këshillin Bashkiak të Libohovës?

 

Dalja e LSI-së në opozitë pritet të krijojë jo pak probleme në Këshillat Bashkiak, të cilët në shumicë drejtohen nga të majtët, që në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dolën të bashkuar.

Shumë vendime e projekte nuk mund të miratohen në rast se këshilltarët e LSI-së nuk japin votat e tyre.

Ky problem pritet të shfaqet edhe në Këshillin Bashkiak të Libohovës, ku ndarja e këshilltarëve është në këtë mënyrë:

5 PS

1 Aleanca Arbnore Kombëtare

5 PD

3 LSI

1 Balli Kombëtar Demokrat

Mbetet për t’u parë në vijim se si do të jetë sjellja e këshilltarëve të LSI-së në raport me vendime të ndryshme që do të sillen në Këshillin Bashkiak. A do të jetë LSI në opozitë edhe në institucionet e qeverisjes vendore të dala pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, apo do të jetë në opozitë vetëm në nivel qëndror? Mbetet për t’u parë…

/Libohova Online/