A e rrezikon Vangjel Tavo mandatin e tij?

Ndërsa deri më tani është numëruar gjysma e kutive të votimit në qarkun Gjirokastër, LSI ka marrë 6152 vota në total.

Në mënyrë që Vangjel Tavo të sigurojë mandatin e deputetit, duhet të marrë edhe 4 mijë vota më shumë.

Parashikimet janë që LSI ta sigurojë një mandat në Gjirokastër, por jo për të dytin.

PS është në epërsi me rreth 10 mija vota para. PD ka marrë 6648 vota.