Abuzimet te ALUIZNI në Gjirokastër, KLSH kërkon masa ndaj 5 punonjësve

Rreth një muaj më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerr një vendim me anë të së cilit i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t në Tiranë të zbatojë rekomandimet që KLSH ka lënë për drejtoritë rajonale lidhur me auditime të ndryshme që janë kryer në periudhën 2015-2017. Mes drejtorive të audituara është edhe ALUIZNI në Gjirokastër. Sipas KLSH-së, ky institucion jo vetëm që nuk ka zbatuar disa prej rekomandimeve të menjëhershme që i janë lënë, por as nuk ka kthyer përgjigje fare.

‘Drejtoria e ALUIZNI-t në qarkun Gjirokastër nuk ka kthyer përgjigje në KLSH mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve brenda afatit 6 mujor’, thuhet ndër të tjera në vendimin e fundit të KLSH-së. Po kështu Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Artan Lames, “vlerësimin e shkallës së përgjegjësisë” për disa punonjës të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Gjirokastër, “duke vendosur marrjen e masave disiplinore në raport me shkeljet e konstatuara nga “Vërejtje” deri në “Zgjidhjen e kontratës së punës”. Cilët janë këta punonjës të ALUIZNI-t në Gjirokastër? Më poshtë lista e publikuar nga KLSH, si dhe raporti për këtë drejtori.

R.GJ. me detyrë specialist në Sektorin e Legalizimi dhe Planifikimi Urban.

N.XH. me detyrë Specialist në Sektorin e Legalizimi dhe Planifikimi Urban.

Znj. B.T. me detyrë Specialist në Sektorin e Legalizimi dhe Planifikimi Urban.

I.B. me detyrë Specialist në Sektorin e Legalizimi dhe Planifikimi Urban.

Znj. F.Ç. me detyrë specialiste faturash, pranë Sektorit të Legalizimi dhe Planifikimi Urban.