Aksident në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas kalimtarin

Një ditë pas aksidentit te Kthesa e Picarit, një tjetër aksident ka ndodhur sot në Gjirokastër. Një kalimtar është aksidentuar, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë lokale, Shpëtim Hoxha me mjetin e tij AA133OB ka goditur një qytetar, i cili sapo kishte parkuar makinën dhe po kalonte rrugën në këmbë.

I plagosuri, pasi parkoi makinën me targa Gj0793B po kalonte nga njeri krah në tjetrin në rrugë kur është përplasur nga makina e drejtuar nga Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur pranë një pike furnizimi karburanti në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Shpëtim Hoxha është shoqëruar dhe po merret në pyetje për aksidentin.