Aksident në Dhuvjan, betonierja përplas furgonin, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, pranë kryqëzimit të fshatit Dhuvjan.

Për pasojë është plagosur një person, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

Aksidenti ka ndodhur nga përplasja e një automjeti që transportonte materiale ndërtimi (betoniere) me një furgon mallrash.

I plagosur ka mbetur shoferi i furgonit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

/ArgjiroLajm.net/