Aksident në Frashtan, tre të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Frashtan. Burime nga policia thonë se mjeti tip “Opel Astra”, me drejtues shtetasin H.D, vjeç 39, banues në Peqin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur pasagjeret L.SH, XH.SH dhe XH.SH, vjeç 41, 17 e 15, banuese në Peqin.

Por fatmirësisht lëndimet kanë qenë të lehta. Ato ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.