Aksident në Gjirokastër, një makinë përfundon në kanal, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Gjirokastër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Picarit.

Mesohet se nga përplasja e dy mjeteve, njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Burime zyrtare bëjnë me dije se nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona.

Fill pas ngjarjes, ata janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.