Aksident te “Uji i Ftohtë”/ Makina del nga rruga, plagoset pasagjeri

Në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, ka dalë nga rruga automjeti tip “Opel”, me targa AA 557 IV me drejtues shtetasin D.S.

Si pasojë ka marrë dëmtime në kokë pasagjeri, shtetasi A.S, banues në Gjirokastër, i cili u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.