Aksidenti me dy viktima në Memaliaj, si përfundoi në kanal makina (FOTO)

Këto janë fotot e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Mogila”. Automjeti tip “”Ford” ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen e dy personave.

Viktimat janë Syrjan Sina dhe Luan Bilbili, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Erjon Sinani, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit, ka shmangur një kafshë në rrugë dhe përparojë ka humbur kontrollin.