Aksidenti në Kordhocë, si u përplasën tre automjete (FOTO)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, pranë Kordhocës. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Automjeti tip Mercedes Benz me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, banues në Gjirokastër.

Automjeti tip Wolsvagen me targa AA 031 CG, me drejtues shtetasin B.K, banues në Tiranë.

Si dhe automjeti tip Wolsvagen me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A.M, banues në Këlcyrë.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Besnik Kordha nga Tepelena dhe Olsi Buzheri nga Lazarati, të cilët ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” për ndihmë mjeksore, për momentin jashtë rrezikut për jetën. Policia punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.