Aksidenti në Mashkullor/ Ekspertiza e ka nxjerrë fajtor, Prokuroria e Gjirokastrës liron një prej shoferëve nga burgu

Gjykata GjirokasterProkuroria e Gjirokastrës e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e Irfan Hasanit shoferit të Nissanit me targa zviceriane Zh75095 i cili u përplas me furgonin Mercedez Benz me targa AA760LI para tre ditëve në aksin Gjirokaster-Tepelene duke shkaktuar 3 viktima dhe lëndimin e 9 të tjerëve.

Vendimi i Prokurorisë vjen në momentet kur ekspertiza ka nxjerrë fajtor Hasanin për aksidentin që i shkaktoi vdekjen e foshnjës së vet Luan Hasani 9 muajsh si dhe dy të tjerëve të cilët udhëtonin me furgonin.

Viktima në këtë aksident mbetën oficerja e zyrës së Përgjimeve në Policinë e Shtetit, Albana Hasani 38-vjeçe, e bija Daien Dedja 9-muajshe dhe një tjetër fëmijë, Luan Hasani 9-muajsh nga Kosova, që po udhëtonte në mjetin tjetër./reporttv