Aksidenti në Mashkullor, vdes nëna dhe fëmija, 8 të plagosur

IMG-20160724-WA00031-640x340Nje aksident i rende ka ndodhur para pak minutash ne aksin rrugore Gjirokastër – Tepelene, konkretisht ne fshatin Mashkullor.

Dy te vdekur dhe 8 te plagosur është bilanci tragjik, si pasoje e përplasjes se dy makinave, nje furgon dhe nje automjeti tip xhip.

Sipas te dhënave paraprake mes viktimave është Albana Hasani, si dhe nje fëmije,  mosha e te cilit ende nuk dihet.

Shkaqet e këtij aksidenti te rende nuk janë zbardhur ende, por policia ka mbërritur ne vendngjarje. Deri tani mendohet per nje manovrim te gabuara.

Automjeti xhip është me targa zvicerane dhe drejtohej nga viktima Hasani. Ndërkohe mësohet se dy nga te plagosurit janë ne gjendje te rende për jetën.