Aksidenti në Qafën e Muzinës, ndërron jetë 12-vjeçarja

13494928_765228243613935_8471500814160744465_nNjë vajzë 12-vjeçare nga Elbasani është viktima e aksidentit të djeshëm në Qafën e Muzinës, ku një autoveturë u përplas me autobusin që transportonte studentë. Dori Lleshi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

E mitura kishte mbërritur në spital në vdekje klinike. Ajo ka pasur dëmtime të rënda në kafkë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Gjendja e rëndë e saj nuk ka bërë të mundur  transportimin drejt Tiranës.

Vajza është mbajtur për disa orë në reanimacion, derisa ka ndërruar jetë. Familja Lleshi prej 7 anëtarësh udhëtonte me një makinë tip “Volkswagen” . Disa prej anëtarëve të saj janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializua.