Aksidentoi të moshuarën te “Ura e Kardhiqit”, në pranga 34-vjeçari

Policia-GjirokasterSpecialistët e Seksionit të Policisë Rrugore , në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasit:

  • Anton Bujaj, 34 vjeç banues në Shkodër.

Arrestimi I tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, me targë AA 215 FJ në aksin rrugor Gjirokastër-Subash, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit” ,ka aksidentuar shtetasen: F.B , 57 vjeçe e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.