Aksion i policisë kundër të moshuarve të Lazaratit, 5 në pranga për drogë

lazarati-n-euml-n-kontroll-video_hdMë i riu, ndër të arrestuarit është 53 vjeç, sipas njoftimit që policia e Gjirokastrës shpërndau për mediat.

Zaim Basha ishte shpallur në kërkim pas një aksidenti rrugor.

Por Zaimit, i gjetën edhe një sasi lënde narkotike në shtëpi.

Bastisja e shtëpive të Lazaratit u pagëzua si Operacioni Vjeshta.

4 të moshuar të tjerë, të shpallur në kërkim për kultivim të kanabisit ranë në prangat.

57 vjeçari, Avdul Asan Avduli, masë sigurie “Arrest në burg”për  “Prodhim e shitje të narkotikëve”;

76 vjeçari, Teno Levzat Buci, me masë sigurie ” Arrest në burg”  për veprën penale  “Prodhim e shitje të narkotikëve”.

68 vjeçari, Sigurim Sejdi Mahmutaj, me masë sigurie “Arrest në burg” për  “Prodhim e shitje të narkotikëve”.

68 vjeçari, Ylli Mehmet  Gërveshi, me masë sigurie “Arrest në burg” për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Të moshuarit as nuk ishin përpjekur të arratisen.

Të gjithë ishin në shtëpitë e tyre kur policia “bëri shtet” edhe njëherë tjetër në fshat.