Akuza për Policinë e Gjirokastrës, qytetari: Më thyen derën e shtëpisë, kontroll pa urdhër të Prokurorisë

Një qytetar nga Gjirokastra ka mbetur pa mend kur ka ardhur në shtëpi dhe ka gjetur derën të thyer dhe shtëpinë rrëmujë.

Ai denoncon pranë redaksisë sonë faktin se në mënyrë të pashpjegueshme dhe pa asnjë dokument policia ishte futur në banesën e tij për kontroll.

Ai shprehet se policia i shkatërroi derën dhe gjithë shtëpinë dhe askush nuk i përgjigjet.

Pershenddetje jam nga Gjirokastra. Me ka hyre policia ne shtepi, me ka shkatruar deren dhe te gjithe shtepine pa asnje arsye, pa urdher prokurorie dhe askush s’po me pergjigjet. Nuk e di ku mund te drejtohem me kete shtet. Banoj me qira dhe s’di ca behet dhe perse kane hyre ne shtepi. Neqoftese ka shtet te bejne punen e tyre, neqoftese nuk ka mjer ky popull. Flm nqse e publikoni kte sms dhe kto foto sepse kaq mundem te filmonim… Flm./JOQ

policia.png