Analiza/ Pesë arsye pse humbëm me Serbinë

Vetëm për pak më pak se se dy minuta e gjysëm mund të kishim qenë ndërkohë në Francë.Deri 25 sekonda para se të mbaronte ndeshja me Portugalinë po barazonim 0 me 0 dhe këtë rezultat kishim edhe 2 minuta para përfundimit me Serbinë. Por të dy ndeshjet i humbëm. Dhe tani duhet ti japim një shpjegim pyetjes se pse humbi Shqipëria?

1) Humbëm sepse si rrallë herë patëm një publik të tredhur dhe të vënë nën presion se mos shkaktoheshin incidente

2) Humbën sepse De Biasi nuk diti ta mbajë skuadrën të mbledhur megjithëse po dukej përherë e më qartë se serbët ishin të kënaqur edhe me një barazim. Dhe një trajner me përvojë nuk e ka luksin të humbasë dy ndeshjet decizive në minutat shtesë.

3) Humbëm se lojtarët tanë nuk u treguan të pjekur për të dëgjuar trajnerin e tyre (ndryshe nga ata që e kritikojnë trajneri italian i fshikulloi futbollistët e tij duke thënë në konferencën për shtyp se futbolli luhet edhe me tru) dhe kur morën vesh fitoren e Portugalisë me Danimarkën, menduan ta arrinin Francën që këtë të enjte.

4) Humbëm edhe nga presioni psikologjik sepse kjo ndeshje qe më e vështira që kombëtarja jonë ka luajtur ndonjëherë. peshës së përballjes me Serbët iu shtua edhe një ndeshje ku luhej kualifikimi për në Europian sfidë që historikisht kombëtarja jonë se ka luajtur kurrë më parë.

5) Humbëm edhe nga fati apo nga ai mallkim i minutave të fundit që na ndjek prej vitesh e vitesh.

Por tani kemi edhe një ndeshje kundër Armenisë. Ajo nuk do të ketë presionin politik dhe historik të sfidës që sapo kaluam, por një lloj tjetër presioni: Aty kemi të drejtën vetëm për një rrezultat: Fitore. Dhe kobëtarja jonë rrallë është mësuar të luajë për fitore me cdo kusht. Por me sa duket ku është cmimi i Francës. pa një fitore të madhe duke luajtur nën presion, nuk do të kemi mundësi të shkelim atje./Lapsi.al