Arjan Çani për pallatin në Gjirokastër: Këtu nuk bie asgjë mo vëlla…

Çështja e pallatit që rrezikon shembjen në lagjen ‘Punëtore’ në Gjirokastër ka marrë vëmendje edhe në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan. Moderatori Arjan Çani ka shprehur habi se si ka mundësi që këtu nuk bie asgjë, teksa në ekran ishte shtruar pyetja: A do të bjerë pallati në Gjirokastër?

“Këtu nuk bie asgjë mo vëlla. Bie në Paris për shembull apo në Gaza, bie një pallat i tërë. Këtu nuk bie asgjë”, tha Çani ndërkohë që kishte në studio edhe avokatin Genc Gjokutaj e botuesin Henri Çili.

Gjokutaj tha se mediatikisht pallati në Gjirokastër ka rënë, është konsumuar si histori. Ndërsa Çili u shpreh se çështja e ndërtimeve në Shqipëri është një problem shumë shqetësues.