Armand Hilaj nxjerr në shitje ‘Benz-in’ e Këshillit të Qarkut Gjirokastër

Këshilli i Qarkut Gjirokastër ka njxerrë në ankand automjetin që përdorte ky institucion. Sipas njoftimit bëhet fjalë për një autoveturë tip ‘Mercedes Benz’, modeli E 320 CDI Avantgarde, viti i prodhimit 2000. Vlera fillestare e ankandit është 2 milionë e 240 mijë lekë të vjetra, ndërsa data e fundit për pjesëmarrje është 16 prilli. Pas shitjes së këtij automjeti, rrjedhimisht institucioni i Këshillit të Qarkut, në krye të së cilit është Armand Hilaj, do të blejë një makinë të re me fondet e veta, ose mjeti do të dhurohet përmes Ministrisë së Brendshme, ashtu sikundër iu dhurua 12 prefektëve të vendit në fillim të këtij viti.