Arrestohet 28-vjeçari, tentoi të vidhte një shtëpi në Dropull

largea_policia-kufitare-e1440328486Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ndriçim Dervishaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u arrestua pasi në fshatin Likomil, Bashkia Dropull, ka tentuar të vjedhë me dhunë banesën e shtetases E.Dh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur ne tentativ” parashikuar nga nenet 139 dhe 22 të Kodit Penal.