Arrestohet me 45 kg kanabis në makinë 30-vjeçari nga Gjirokastra

Sot janë kapur 45 kg marijuane në Qafën e Muzinës në kufirin administrativ mes Gjirokastrës dhe Sarandës. Operacioni i ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës përmes sektorit kundër lëndëve narkotike në Drejtorinë Vendore.

Mjeti tip Mercedez Benz me targa AA885TT është kapur teksa transportonte 45 kg marijuane. Transportuesi Ermal Kacaj 30 vjeç me pseudonimin Kule nga Gjirokastra është arrestuar menjëherë. Ngelet mister origjina e drogës.