Arrestohet në Kakavijë i kërkuari për vrasje (Emri)

Një vrasës që ishte fshehur Policisë, Ermal Binjaku, 28 vjeç, u kap teksa tentonte të kalonte kufirin në Kakavijë me emër të ndryshuar.

Policia e ka intervistuar dhe ka zbuluar se ai ishte Ermal Binjaku, personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Granit Kasajt në 2016.

Vrasja ka lidhje me një histori hakmarrjeje mes fiseve Kastrati dhe Binjaku në Fier. Viktima e fundit e kësaj hakmarrje ishte Granit Kasa, mbrëmjen e 8 janarit 2016 në Mbrostar. Prokuroria e Fierit arriti të faktonte se organizatori dhe autori i asaj ngjarje ishte Ermal Binjaku.

Binjaku ishte vënë në dijeni se ndaj tij do të kryehej një atentat nga fisi Kastrati. Për këtë arsye ai me ndihmën e arrestuarve Ylli Nazërajt, Ilir Memushajt dhe Florian Bushi përgatiti atenatin e Mbrostarit; Bushi mbante detyrën e agjentit të SHISH deri në 21 janar, ditë kur u prangos.