Arrestohet një 30-vjeçar nga Lazarati, ishte dënuar për rrëmbim personi

arrestohet-polici-keqp-euml-rdori-pozit-euml-n-zyrtare_hdEfektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë mbrëmjes së djeshme , pas informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjet dhe vend-ndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Lazarati , kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij dhe konkretisht:

Bako Buzheri, vjeç 30, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër,

Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se: Ky ishte person i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Apelit  për Krimet e Rënda  Tiranë, e ka  dënuar  me 21 vjet burg, për veprën penale Rrëmbim e mbajtja peng e personit.