Arrestohet një i ri nga Lazarati

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri nga fshati Lazarat. Ai është Limos Selimi, 26 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin e ndalimit me shkresë 4153 datë 14.05.2018, për veprat penale ”Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakallës së Pare Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nent 298, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.