Arrestohet te “Ura e Lumit” sepse i dha lekë policit që po e gjobiste për rripin e sigurimit

gjirokasterNga Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Dorian Hima, 48 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas u arrestua pasi :

Sot rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin e tij tip “Citroen”, me targa AA 916 FY, pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.