Babai i 35 fëmijëve në kërkim të gruas së 4-t: Dua të bëj 100 fëmijë

1464968853pakistaneziNjë baba 46-vjeçar ka nisur kërkimet për të gjetur gruan e tij të katërt për të arritur edhe objektivin e tij të jetës, të ketë 100 fëmijë.
 
46-vjeçari Sardar Jan Mohammad Khilji, shprehet se beson se është si detyrim i fesë së tij që të bëj sa më shumë fëmijë të jetë e mundur.
 
Ai pretendon se ka marrë bekimin e tre grave të tij për t’u martuar sërish.
 
Khilji shprehet se ka afeksion për të 35 fëmijët e tij, të cilët janë të gjithë nën 15 vjeç”, duke u vendosur edhe një radhë të caktuar për t’i marrë në evente familjare si dasma.
 
Sipas tij, tre gratë e tij e mbështesin këtë lloj jete dhe ata jetojnë në harmoni së bashku.
 
Gjithsesi, asnjë prej grave të tij nuk e konfirmoi këtë, pasi ai nuk e lejoi gazetarin që t’i pyeste ato.
 
Djali më i madh i tij, Mohammed Esa, i cili është vetëm 13 vjeç shprehet se ka një objektiv më të madh, për të bërë më tepër se 100 fëmijë./tch