Babai i një 13-vjeçari i shkruan deputetit të Gjirokastrës: Djali im është gay. Përgjigjet Tritan Shehu: Bleji një palë doreza boksi…

Deputeti demokrat Tritan Shehu, thotë se babai i një 13-vjeçari i ka shkruajtur se i biri është gay. Dhe këshilla që i jep Tritani, që ndër të tjera është edhe mjek, është në kufijtë e qesharakes. Ai e këshillon atë, që t’i blejë të birit doreza boksi.  “Dicka reth homoseksualitetit mbi te cilin po diskutohet e po spekullohet keto dite: Dikush me shkruan per te birin 13 vjec, duke e percaktuar ate “gay” dhe qe sipas tij, po peson ne shkolle per kete aresye, diskriminim. Une ju pergjigja: “13 vjec gay?! Eshte akoma femije, nuk ka arritur formim dhe preferenca seksuale, aq me shume nje djale.

Ai mund te kete zerin me te holle etj, por nuk mund te besh konkluzione ne kete moshe. Pra ju gaboni rende qe arrini ne te tilla percaktime kaq heret, qe pastaj kondicionojne sjelljen tuaj ndaj tij dhe influencojne negativisht per zhvillimin e metejshem normal te djalit. Stimulojeni djalin te loze futboll, blejini nje pale dorreza boksi, trajtojeni si “burre”, mesojeni te jete i forte, perballues etj! Mos u ngutni, ka kohe per konkluzione”. Ne kete linje po ju bashkengjis link-un e nje kenge kuptimplote te Sanremos 2009, «LUCA ERA GAY» te Povias. I lutem medias ta transmetojne sa me shpesh, kujdo tjeter ta promovoje kete kenge, e cila permban nje te vertete, nje mesazh te qarte edukativ e te dobishem”, shkruan ai.