Banorët e Kardhiqit dhe Prongjisë dalin në protestë, Zamira Rami ka dhënë me qira tokat e tyre

Rreth 30 familje të fshatit Prongji dhe Kardhiq akuzojnë Bashkinë Gjirokastër për dhënien me qira të tokave pranë fshatit të tyre. Ata kanë protestuar sot pranë tokave dhe thonë se veprimi i Bashkisë Gjirokastër është korruptiv. Sipas banorëve, dosjet për këto toka, rreth 26 hektarë, janë për kthim-përgjigje në Agjencinë e Pronave, ndërsa në mënyrë të njëanshme Bashkia Gjirokastër i ka dhënë me qira. Toka nuk është ndarë me ligjin 7501, por ishte lënë në përdorim të banorëve të këtyre fshatrave. Banorët ndërkohë thonë se kanë bërë një kallëzim në polici dhe prokurori për Bashkinë Gjirokastër.