Banorët e Lunxhërisë bllokojnë rrugën: Duam zgjidhje për transportin e fëmijëve

tmp_7679-FB_IMG_1473928246682647319464Ditët e para të këtij viti shkollor kanë nisur me protesta për nxënësit e shkollës së Lunxhërisë. Prindër dhe nxënës të kësaj shkolle prej ditës së djeshme kanë bojkotuar mësimin, ndërsa ditën e sotme kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Valare që ka edhe numrin më të madh të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Petro Poga” të njësisë administrative Lunxhëri, duke mos lejuar kalimin e furgonit të mësuesve në shkollë.

Prindërit pohojnë se do të vazhdojnë protestën e tyre deri në momentin që bashkia e qytetit do të mundësojë transportin e fëmijëve në shkollën që ndodhet 3 km larg Valaresë, qendra më e afërt e banuar me shkollën.

Ata thonë se nuk kanë mundësi të shoqërojnë fëmijët e tyre në shkollë, ndërkohë që kalimi në rrugën automobilistike është i rrezikshëm për shkak të qarkullimit të dendur të automjeteve.

Drejtoresha e shkollës “Petro Poga” që mirëpret nxënës nga të 10 fshatrat e njësisë administrative Lunxhëri pohon se mungesa e këtyre nxënësve cenon edhe procesin mësimor për shkak të mungesës së transportit.

Shkolla 9-vjeçare “Petro Poga” që ndodhet në fshatin Valare, fshati më i madh i njësisë administrative të Lunxhërisë ka 150 nxënës të ciklit prashkollor deri në klasën e 9-të, 80 prej të cilëve cenohen nga mungesa e transportit që rrezikon t’i lërë pa arsimim./Bw