Barazia e grave dhe burrave në administratën publike, Zamira Rami nënshkruan Kartën Europiane

tmp_2578-received_1123908837639978389680592Bashkia Gjirokastër është e para njësi e qeverisjes vendore që ka firmosur kartën evropiane për barazi të grave dhe burrave në jetën publike duke u renditur krahas 1512 bashkive dhe rajoneve në 33 vende evropiane.

Në ceremoninë e nënshkrimit kanë qenë të pranishëm drejtues të UN Women Albania, përfaqësues të OSBE, institucioneve vendore dhe shoqërisë civile. Sipas kryetares së bashkisë Gjirokastër Zamira Rami, kjo bashki ka sot një numër të konsiderueshëm femrash si pjesë e administratës, por pa e percaktuar shifrën aktuale të grave, pjesë e adminstratës së kësaj bashkie.

Perfaqesuesi i UN Women David Saunders tha se per te arritur barazinë ndërmjet grave e burrave duhen trajtuar çështjet e diskriminimit dhe pengesave.

Edhe pse Bashkia Gjirokastër drejtohet nga një grua, ka një përfaqësim mjaft të ulët të grave në qeverisjen vendore, ku si në politikat sociale edhe ne politikat e buxhetimit gratë në Bashkia Gjirokaster, si edhe në bashkitë e tjera në vend nuk gëzojnë të njëjtat të drejta. Shembulli më konkret është shpërndarja e ndihmës ekonomike ku nga 1898 familje me ndihme ekonomike në Gjirokastër, vetëm 13.5% e tyre jane kryefamiljare gra.
Pavarësisht përpjekjeve të ndryshme për ta trajtuar barazinë gjinore dhe përparimin e arritur në njohjen e saj formale, barazia e grave dhe burrave në jetën e përditshme ende nuk është një realitet. Në praktikë, gratë dhe burrat nuk gëzojnë të njëjtat të drejta dhe pabarazitë shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore vazhdojnë.