Bashkia Dropull, tender 9 milionë lekë për një gjenerator

Bashkia Dropull ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash për blerje të një gjeneratori. Tenderi është zhvilluar më datë 1 mars 2018. Vlera e shpenzuar është 9 milionë lekë të vjetra me Tvsh.

Duket disi e çuditshme përse kjo bashki kryen një shpenzim të tillë, për aq kohë sa nuk është se po përballemi me krizë energjitike dhe për të plotësuar nevojat e institucionit lipset nevoja për blerje gjeneratori.

Po të shtosh edhe naftën me të cilën do të punojë, shpenzimet në buxhetin e bashkisë i bie që të rriten. Gjeneratori është trefazor dhe tip i pazhurmshëm.