Bashkia Libohovë, 61 milionë lekë të vjetra shpenzime për muajin prill

BashkiaPër muajin prill 2016, Bashkia Libohovë ka shpenzuar në total rreth 61.5 milionë lekë të vjetra. Referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, gjatë këtij muaji janë kryer në total 35 transaksione të ndryshme.

Mes shpenzimeve, me vlerë më të lartë është pagesa prej 7 milionë lekësh të vjetra ndaj firmës “Bilibashi” për “garanci të vitit në vazhdim për sipërmarrje punimesh”, për ndërtimin e një muri mbajtës në lagjen “Marinë”. Po kësaj firme i janë paguar edhe rreth 1.6 milion lekë të vjetra si “garanci të vitit të mëparshëm për sipërmarrje punimesh”, për “aktdorëzimin përfundimtar të punimeve në sistemim rrugësh e sheshi në Zagorie”.

9.6 milionë lëkë të vjetra janë shpenzuar si pagesë invaliditeti, paaftësie dhe ndihme ekonomike.

4.2 milionë lekë janë shpenzuar për transportin e mësuesve në Libohovë për periudhën janar-mars.

Klikoni më poshtë mbi foto për të parë zë më zë të gjitha shpenzimet.

|Libohova Online|

01 prill02 prill03 prillfundi 1