Batuta e Çuçit për Kumbaron: Arrite të bësh votues të PS-së edhe ballistët e Libohovës

Në takimin e djeshëm falenderues për mbështetësit dhe strukturat e PS-së në Gjirokastër, Bledi Çuçi nuk i kurseu batutat me ministren Mirela Kumbaro për rezultatin elektoral që ajo arriti në Libohovë.

“E dashura ministrja jonë Mirela,  ti në jetën tënde çdo gjë e ke bërë shkëlqyer, por atë që arrite në Libohovë, që të bësh më në fund, pas Konferencës së Mukjes, ballistët të votojnë për Partinë Socialiste, kjo është spektakolare dhe meriton një duartrokitje të jashtëzakonshme”, tha Çuçi.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Mirela Kumbaro arriti të fitonte Bashkinë Libohovë me rreth 600 vota më shumë sesa Partia Demokratike e vendit të dytë.

/Libohova Online/