Bëhuni gati! Po vjen i ftohti siberian

Sinoptikanët kanë lajmëruar se duke nisur nga dita e nesërme në mbrëmje do të rikthehen temperaturat e ulëta, tipike për stinën e dimrit. Por instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri bën me dije se temperaturat jo të zakonta, me pranverë të parakohshme do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

RESHJET/ Të mërkurën priten reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve. Ato mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore. Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëbore e re)

TEMPERATURAT/ E mërkurë, 17 dhjetor, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 °C / 16 °C, në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C, në vendet malore: 2 °C / 9 °C.

ERA/ E mërkurë, 17 janar, do të fryjë erë e fortë në të gjithë territorin.