Bejko: Qeveria është e shurdhër, përshkallëzojmë protestat në forma të tjera

“Bllokim rrugësh e marshim Gandist drejt Tiranës”. Kështu shkruan kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook.

Ai njofton për përshkallëzimin e protestës së opozitës, ndërsa po afron 18 qershori.

“Pas shurdhërisë së qeverisë ndaj kërkesave të opozitës për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve deri në krijimin e kushteve për të qenë të lira, të drejta dhe të ndershme opozita ka marë vendimin që javën tjetër të përshkallëzojë protestat me forma të tjera paqësore,( jo të dhunshme) si bllokimi i rrugëve dhe marshimi i qytetarëve drejt Kavajës dhe Tiranës. Ndërkohë Çadra do vazhdojë të jetë epiqëndra e protestës si institucion i Opozitës së Bashkuar”, shkruan Bejko, i cili e shoqëron postimin me disa foto të protestave të organizuara nga PS gjatë kohës kur ajo ishte në opozitë.